LIFESTYLE 8 Nëntor 2022, 17:30

Personazhet e njohur që kanë llogari të hapur në aplikacionin për të rritur “OnlyFans”

Personazhet e njohur që kanë llogari të hapur në

Besojmë se të gjithë e kuptuat që në titull se për cfarë bëhet fjalë. “Only Fans” është aplikacioni për të rritur në të cilin cdo person mazhoren mund të postojë përmbajtjen që dëshiron.

Ky program, në ndryshim nga të tjerët, nuk kufizon imazhet, si dhe audienca duhet të paguajë për të parë postimet. Shumë vajza dhe djem kanë arritur të fitojnë miliona dollarë falë shikimeve. Përmbajtjet më të shpeshta të këtij aplikacioni janë video dhe foto intime.

E duket se ky fenomen ka tërhequr edhe emra të njohur botërorë të cilët kanë hapur profilet e tyre.

Një emër i njohur me një profil në OnlyFans është Rosario Mohedano. Këngëtarja, e cila aktualisht ndodhet në Amerikë për turneun e saj, ka zbuluar se një nga videot që e saj të cilën e ka postuar në aplikacion, është shpërndarë pa lejen e saj edhe në faqe të tjera në internet.

Personazhet e njohur që kanë llogari të hapur në

Kësaj liste i është bashkuar edhe Rocio Carrasco. Në profilin e saj shfaqen plot 125 publikime të ndryshme dhe pagesa që audience duhet të bëjë është 25 euro dhe mund të keni një abonim për të gjithë vitin. Aty mund të shihni përmbajtje rreth “dhomave të zhveshjes, provave, shfaqjeve, regjistrimeve… dhe shumë dashuri”, siç tregon edhe vetë Rocio.

Personazhet e njohur që kanë llogari të hapur në

Një tjetër personazh i famshëm që nuk e fsheh biznesin e tij në këtë aplikacion është Jacobo Ostos. Djali i Jaime Ostos nuk ka ndjekur hapat e të atit në ringun e ndeshjes me dema. Në vend të kësaj ai ka preferuar t’i përkushtohet muzikës dhe OnlyFans. Ostos nuk ka pasur kurrë asnjë kompleks për llojin e përmbajtjes që poston dhe madje ka treguar me krenari për marrëveshjet e biznesit që i janë ofruar si rezultat i fotografive të tij.

Personazhet e njohur që kanë llogari të hapur në

“Më ofruan të shkoja në jahtin e një gruaje të moshuar dhe më paguanin 72 mijë euro… Më kërkuan edhe në Paris për 250 mijë euro për fundjavë”, ka treguar Ostos në intervistat e tij.