Përse njerëzit mendojnë se Hailey Bieber është shtatzënë?

Justin dhe Hailey Bieber bënë plot 5 vite të martuar më 13 shtator, teksa kjo kohë që kanë kaluar bashkë ka qenë e mbushur me jo pak sfida e vështirësi, por mbi të gjitha, me shumë dashuri. Si për të "festuar" përvjetorin së bashku me fansat e tyre, dyshja ndau disa foto në rrjetet sociale, më saktë në Instagram, foto ku duket edhe gjithë dashuria që kanë për njëri-tjetrin dhe si i ka gjetur ky 5-vjetor.
Bashkangjitur me foto Hailey shkruan thjesht, pastër dhe bukur: “5. Të dua”, ndërsa Justin si djalë artist që është, zgjatet pak më shumë dhe thotë:
“Për më të shtrenjtën, e dashura ime. 5 vjet. Më ke rrëmbyer zemrën. E di që nga thellësia e shpirtit, deri në kockat e mia se ky udhëtim me ty do t'i kalojë edhe pritshmëritë tona më të cmendura. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë bashkë, zemër. Gëzuar gjithmonë e përgjithmonë.Të dua me gjithë qenien time, gezuar 5 vjetorin!”
Po, gjtihcka shumë bukur, por le të dalim pak tek tema jonë dhe fakti që njerëzit mendojnë se Hailey është në pritje të ëmbël. Sigurisht nuk është hera e parë që përflitet dicka e tillë dhe njësoj si herët e tjera, shkak është bërë një foto. E ndërsa më parë, modelja është fotografuar me rroba të gjërsa dhe duke u fshehur nga paparacët, cka ka ngritur dyshimet për shtatzëni, këtë herë ka qenë një prej fotove të përvjetorit në X (ish-Twitter).
Kjo pozë, mënyra se si Justin po e mban bashkëshorten dhe duart të vendosur tek barku i saj, për fansat dhe ndjekësit e tyre mund të jetë një shenjë që modelja është në pritje të ëmbël, për herë të parë.
Në fakt, mund të themi që është një "pozë shtatzënie", por jo në këtë rast, të paktën me aq sa dimë. Duhet thënë gjithashtu se një foto e Hailey-t me një test shtatzënie qarkulloi ditët e fundit në rrjet, por qartësisht ishte një editim shumë i mirë dhe sërish, aspak i vërtetë.
/News31