GOSS-BIZ 8 Dhjetor 2022, 09:42

Përplasja gjatë transmetimit mes Dalina Buzit dhe Jerina Lalës: “Ka vdekur show po të them…”

Përplasja gjatë transmetimit mes Dalina Buzit dhe Jerina Lalës:

Mbrëmjen e djeshme në puntatën e rradhës të programit “Goca dhe Gra” ka ndodhur një përplasje mes Dalina Buzit dhe Jerina Lalës. Shkak për këtë debat është bërë pjesëmarrja e Dalinës në jurinë e “Dancing With The Stars”.

Sipas Jerinës, ajo nuk gjykon drejt dhe çdo koment e vlerësim e bën vetëm për show. Në këtë pikë, vetë Dalina nuk e ka mohuar diçka të tillë duke u shprehur se është vetë ekrani dhe televizioni që e kërkojnë diçka të tillë.

“Unë nuk e çaj kokën për atë që the. Nëse e njeh televizionin, nëse është ashtu siç thua ti, ka mbaruar spektakli. Ore, ka vdekur show po të të them unë ty që je shumë mirë”, është shprehur Dalina.

“Por a po e bën për show? Atëherë je e padrejtë me njerëzit sepse po bën show. Pra i ftojmë njerzit që të votojnë për show-n e Dalinës”, ka qenë përgjigja e Jerinës.

Më tej Dalina ka vazhduar sqarimin e saj mbi këtë temë duke u shprehur se është pjesë e një jurie spektakli dhe jo e “Bolshoi Theatre”.

“O goce është pjesë e show-t moj. Pse mua më intereson të bëj debat për ndasitë e kalamajve? Unë jam pjesë e një spektakli, jam pjesë e një televizioni. Nuk është juri për “Bolshoi Theatre”. Në “Bolshoi Theatre” nuk do isha as unë, as Mandi ndoshta e as Julka”, përfundoi ajo.

Mesa duket pikëpamja e të dyja vajzave, jo vetëm rreth gjykimit në DWTS, por e botës së ekranit në përgjithësi, qenka shumë e ndryshme dhe kjo bëri që debati të agravonte.