Përplasen fizikisht dy konkurentet e "Për'puthen", cila ishte arsyeja?

"Përputhen" nuk është aspak emision i qetë, të paktën në këtë sezonin e fundit, teksa nuk mungojnë asnjëherë në studion e saj debatet mes djemve e vajzave, por sidomos mes vajzave ndërmjet tyre, ndërsa nuk ka ndodhur që në "përplasjet" verbale të përfshihen edhe opinionistët, edhe pse duhet thënë që së fundmi janë qetësuar së tepërmi. Në fakt, tonet e larta dhe diskutimet pritet të ndodhin në një program dating, se fundja ka mjaft arsye që të ndodhin, sidomos kur futen në mes emocionet, megjithatë për përplasjet fizike zor se ka justifikim dhe pikërisht kjo ka ndodhur në puntatën e fundit të formatit të njohur.
Kështu, disa muaj pasi ndodhi për herë të parë një përplasje fizike mes dy vajzave në studio, ka ndodhur sërish një episod i tillë, këtë herë mes Giselës dhe Brikit dhe arsyeja ka qenë takimi i kësaj të fundit me Artjonin. Konfrontimi fizik mes tyre mund të kishte zgjatur edhe më shumë, pasi vajzat nuk po dukeshin sikur do të qetësoheshin, megjithatë gjithcka ka mbaruar falë ndërhyrjes së moderatores, Bora Zemani.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Le të themi që na ka marrë malli që të "përplasen" djemtë në këtë program. /News31