GOSS-BIZ 20 Nëntor 2022, 11:54

Për herë të parë Fero flet për arrestimin dhe periudhën që kaloi në burg

Për herë të parë Fero flet për arrestimin dhe


Reperi Fero, i ftuar së fundmi në “Më Lër të Flas” ka ka folur për gjithçka rreth karrierës, suksesit dhe një momenti të diskutuesh të pak muajve më parë, kur u arrestua dhe qëndroi në paraburgim për më shumë se 1 muaj.

Për shoqërimin e tij nga policia dhe qëndrimin në paraburgim, reperi tregoi:

"Unë jam shumë djalë i mirë. Puna është se gjatë gjithë karrierës time problemi është bërë vetëm kur mbron veten. Të gjitha pasojat dhe inatet kanë lindur për shkak të xhelozisë. Për pjesën e paraburgimit, mediat e kanë zmadhuar shumë. Mediat kanë marrë videon kur unë kam sulmuar dhe jo të lokalit kur unë kam qenë duke qëndruar dhe më pas jam sulmuar. Isha duke qëndruar dhe kalon një makinë duke sharë dhe duke ofenduar, më pas kaloi dy herë, tre herë. Unë në fillim nuk reagova, por në fund gabova sepse rashë pre e provokimit. As mediat, as prokuroria nuk kanë për bazë videon e lokalit por kanë për bazë vetëm videon që Fero sulmon. Puna është që ata djem akoma nuk kanë dhënë deklaratën e tyre. Unë nuk kam qejf që gjeneratat e reja ta shikojnë Feron duke sulmuar."

Ndërkohë rreth muzikës, nga e cila është shkëputur këto kohë, reperi tha:

"Që nga fillimi i karrierës dhe deri tani unë nuk kam mundur të nxjerr në treg atë që dua. Unë nuk e kam problem sepse e di që kur të dua e bëj një muzikë ‘mega hit’. Unë jam lodh nga suksesi dhe më është bërë bajat. Kam vendos që të kthehem tek karriera të bëj hite dhe të krijoj një album." 

Nga ana tjetër, për kohën e kaluar në qeli, Fero tregoi:

"Jo, nuk kam shkruar asnjë rresht. Nuk kam menduar për asgjë rreth jetës jashtë. Është ligji i natyrës që të mendosh për familjen. Nëse je aty 24 orë ke vetëm 2 orë shëtitje dhe 22 orë brenda në një dhomë me katër mure. Unë e sistemova mënyrën e jetesës gati një muaj. Nuk mendoja çfarë është duke ndodhur jashtë."

Artisti ka folur edhe për vogëlushen e tij që ende nuk ka mbushur 2 vjeç:

"Si baba momentalisht ndihem shumë ndryshe nga ai që kam qenë para se të isha prind. Jam shumë falenderues sepse po mos të kisha fëmijë nuk do të kisha arritur ta kuptoja sensin e jetës. Dua që vajza ime të jetë shembullore në çdo aspekt."

/News31