GOSS-BIZ 12 Janar 2022, 17:18

Patën debate të ashpra në “Për’puthen”, Ritvana dhe Argjendi do të përballen në gjyq

Patën debate të ashpra në “Për’puthen”,

Ritvana dhe Argjendi u dukën se do ishin një nga çiftet e këtij sezoni të "Për'puthen". Ata realizuan disa takime bashkë ku u shfaqën shumë të afërt. Madje, u takuan edhe jashtë programit. Mirëpo, marrëdhënia u ftoh shpejt e pas debateve dhe akuzave mes tyre, u largua nga programi.pak javë më pas u largua edhe Ritvana, dhe siç tha për arsye shëndetësore.

Por si është marrëdhënia e tyre sot?

Argjendi tregoi në një “Ask” në Instagram se e ka mikeshë të ngushtë, ndonëse me ironi.

Nga ana tjetër, Ritvana e ka mohuar këtë madje ka treguar se do të përballet dhe ligjërisht me ish-konkurrentin.

“Gënjeshtër siç edhe e ka zakon.Më kanë shkruar shumë prej jush dhe ma kanë dërguar me foto, por kam zgjedhur mos të reagoj, sepse s’me intereson. Gjërat do të zhvillohen më shumë se kaq pranë institucioneve të duhura dhe prandaj nuk e kam të nevojshme as unë, as ju një luftë me story të padëshiruara”,- shkroi Ritvana.

Patën debate të ashpra në “Për’puthen”,

Epo, duket se asgjë nuk ka mbetur mes tyre…

/News31