Pasi vetë triumfoi në BBVK, Stresi ka dicka për të thënë për Luiz Ejllin
Të premten e kaluar Stresi u shpall fitues i "Big Brother Vip Kosova" ku rrëmbeu cmimin e madh prej 160.000 eurosh.
Pas përfundimit të kësaj aventure, Stresi ka realizuar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në Instagram të cilët e kanë pyetur se ku do t’I shpenzojë paratë e fituara. Dhe përgjigja e Stresit ishte shumë e ndjerë.
”Unë këtë Big Brother ia dedikoj vetëm nënës sime. Të gjithë shumën ia dedikoj nënës sime. Ajo del në pension këtë vit edhe çfarë ka hequr ajo me mua, si më ka rritur me halle, kam kaluar shumë me të, jam rritur tani dhe çdo gjë i dedikohet Shpresës sime", u shpreh Stresi.
Stresi u ndal edhe tek Luizi dhe rrugëtimi i tij në BBVA. Reperi tregoi publikisht mbështetjen e tij ndaj këngëtarit si dhe i bëri thirrje të gjithëve të votojnë Luizin.
"Të gjithë ju që jeni këtu. I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë. Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”, ka përfunduar Stresi.