GOSS-BIZ 26 Qershor 2022, 19:55
Pas videos virale të incidentit të Stresit në skenë, Noizy ka diçka për të thënë
NEWS-31
Ditën e sotme në rrjetet sociale u bë virale një video e reperit Stresi, i cili teksa ishte duke u ngjitur në skenë për të perfomruar, përplaset pa dashur me hekurin.
Për këtë moment reagoi edhe Noizy duke e kthyer situatën shumë “funny”. Reperi ka postuar në Instastory videon e Stresit, duke e shoqëruar me frazën tanimë të njohur: “Kët ky e boni kastile”.
Ai e ka vazhduar edhe më tej këtë shaka, përmes batutave.
Të gjithë këtë reagim Stresi e ka marrë me shumë sportivitet edhe duke i ri-postuar batuat e Noizy-t.
Djemë prej kohësh kanë lënë mbrapa çdo hatërmbetje që vjetër e duket se mes tyre tashmë ekziston një miqësi e mirë.