GOSS-BIZ 4 Gusht 2022, 19:43

Pas shqetësimit të fansave, Semi Jaupaj zbulon pse është zemërthyer!

Pas shqetësimit të fansave, Semi Jaupaj zbulon pse është


Një postim i Semi Jaupajt ditën e djeshme në Instagram-in e saj i ka shqetësuar jo pak fansat e këngëtares.  “Zemërthyer” , shkruante idh-banorja e Big Brother, në Instastory, pa asnjë shpjegim, çka bëri ndjekësit e saj të aludojnë çfarë kishte ndodhur me të.

Sigurisht, shumë menduan se statusi i saj kishte të bënte me tragjedinë që ndodhi në Himarë, duke qenë se shumë personazhe të njohur po reagonin pikërisht për këtë ngjarje. E në fakt kështu ishte. 

Sot Semi ka publikuar një tjetër InstaStory, ku fillimisht falënderon të gjithë ndjekësit e saj që pyetën nëse ishte mirë dhe bëri me dije se ishte zemërthyer për vogëlushen që ndërroi jetë dhe ende është e hidhëruar nga ngjarja.

“Faleminderit të gjithë ju që më pyetët nëse isha mirë. Nuk ka asgjë të keqe që po ndodh me mua, jam në një vend shumë të mirë të jetës time tani. Isha zemërthyer për engjëllin e vogël që ndërroi jetë, dhe jam akoma. Shpresoj që Zoti ta ndihmojë familjen e saj ta kalojnë këtë. Qëndroni të sigurt të gjithë”

 

Pas shqetësimit të fansave, Semi Jaupaj zbulon pse është

/News31