GOSS-BIZ 4 Gusht 2022, 21:56

Pas reagimeve të forta për ngjarjen e Himarës, Blendi Fevizu sqaron foton me skaf për të cilën u kritikua në rrjet

Pas reagimeve të forta për ngjarjen e Himarës, Blendi Fevizu

Blendi Fevizu ka qenë një nga zërat më kritikë ndaj sigurisë në plazhet shqiptare dhe personave që shkelin ligjin me mjetet lundruese, pas ngjarjes tragjike të Himarës, me reagimet e tij që janë shpërndarë masivisht në media. 

Nisur nga kjo, kur ditën e sotme u shpërnda një foto e gazetarit duke zbritur nga një skaf i madh në bregdetin e Palasës, pati mjaft reagime. Reagime që mesa duket kanë shkuar deri tek Fevizu, gjë që e kanë detyruar moderatorin e "Opinion" të bëjë një sqarim në rrjetet sociale. 

Kështu, Fevizu thotë që ja kanë dërguar disa miq foton e lartpërmendur, ndërsa shpjegon se në fakt është shkrepur në 16 dhe 17 korrik, në kohën kur ai po realizonte disa dokumentare për plazhet e jugut për emision e tij. Ai thotë që po bën edhe autokritikë nëpërmejet këtij reagimi, ndërsa i drejtohet edhe atyre që e kanë kritikuar, teksa nuk lë pa përmendur sërish "ata djemtë e pasanikëve" që i ka targetuar tashmë prej ditësh. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

/News31