GOSS-BIZ 26 Nëntor 2022, 11:32

Pas problemve me alkoolin, Gent Pjetri rrëfen edhe historinë e vështirë të divorcit: "Gruaja më mori shtëpinë"

Pas problemve me alkoolin, Gent Pjetri rrëfen edhe historinë e

Gentjan Pjetri, ose sic e njohim të gjithë “Doktori i Fiks Fare” u rikthye pak javë më parë në ekran me një intervistë ku rrëfeu gjithë vështirësitë e jetës së tij  e sidomos ato të karrierës, teksa ndër të tjera tha se problemet me alkoolin kishin shkaktuar që ai të humbiste vendin e punës në "Fiks Fare". Po ashtu Pjetri rrëfeu edhe për problemet shëndetësore, por edhe për krijmtarinë dhe punën e bukur që ndër vite e ktehu në një nga personazhet e preferuar të publikut, ndërsa tani ka nisur të jenë në programin "Kafe Shqeto" cdo mëngjes në Syri v.

Ndërkohë në një intervistë të fundit për "Glamour Zone", "Doktori" ka rrëfyer një tjetër moment të vështirë të jetës personale, që nuk e kishte cekur më parë dhe e kemi fjalën për divorcin dhe marrëdhënien me ish-bashkëshorten. Ndër të tjera ai pranoi se ndarja nuk kishte qenë aspak e lehtë, ndërsa tregoi se ish-gruaja mori edhe shtëpinë pas divorcit. 

“Ndahesh minimalisht me llafe, do bësh sherr. Do hapet një gjyq. Dikush do të humbë. Në këtë rast humba unë se shtëpinë e ka ajo, se kam unë.”- rrëffeu Pjetri, ndërsa tha edhe shkakun që coi drejt ndarjes: 

“Tradhëti jo, flirt po dhe i kërkoj ndjesë. Për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë”.

Ndërkohë për rikthimin në televizion, në emisionin që tashmë bën, "Doktori" u shpreh: “Më kishte marrë malli shumë. Po ta zgjas prekem. E kam adhuruar dhe e dua.”

/News31