Pas pjesëmarrjes te “Barbie”, Dua Lipa së shpejti pjesë e një tjetër filmi të njohur!


“Argylle” është filmi më i ri, i cili, edhe pse do të publikohet vitin që vjen, po gjeneron një famë të jashtëzakonshme si një nga filmat më të pritur.
Me regjinë e besuar tek Mattheë Vaughn, dhe skenari nga Jason Fuchs, ky film do të ketë në kastin e tij personazhe shumë të njohur e të dashur për publikun si Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, John Cena, Dua Lipa, Ariana DeBose, Rob Delaney, Bryan Cranston, Catherine O’Hara dhe Samuel L. Jackson.
Surpriza e këtij filmi është edhe artistja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, roli i së cilës ende nuk është zbuluar.
Përshtatur nga romani i Elly Conway me të njëjtin emër, i cili ende nuk është publikuar, Argylle premton një përvojë emocionuese kinematografike.
Është vendosur të dalë në kinema më 2 shkurt 2024, në Shtetet e Bashkuara dhe të transmetohet ekskluzivisht në Apple TV+.