Pas performancës në Itali, Soni Malaj vlerësohet nga televizioni "Rai"!
Performanca e fundit e Soni Malajt në vendin fqinj të Italisë, ka bërë të mundur që artistes shqiptare t'i kushtohet një kronikë nga prestigjozja "Rai". Këngëtarja ka qenë e ftuar në Merano, për të performuar para mijëra spektatorëve në një festival dhe mesa duket zëri, por edhe performanca e Sonit ka tërhequr vëmendejen jo vetëm të publikut, por edhe të mediave.
Sipas një postimi në Instagram të vetë artistes, një pjesë e kronikës nga "Rai" flet pikërisht për të, ku ndër të tjera thuhet: "Notat e Soni Malajt, yllit të muzikës shqiptare kanë elektrizuar mbi 10 mijë spektatorë,”
Bashkangjitur me video-n, këngëtarja shkruan: "Faleminderit televizionit shtetëror italian Rai për komentet aq pozitive mbi performancën time në Merano."
Një arritje mjaft e madhe për cdo artist të vlerësohet nga "Rai", ndërkohë që në postimin e Sonit bie në sy edhe komenti i ish-bashkëshortit të saj, Mirkos, i cili saktëson se kanë qenë të pranishë 12 mijë spektatorë në koncert dhe jo 10.
Akoma më mirë për Sonin.../News31
View this post on Instagram