
Produkti

Pas nominimit nga Dea Mishel, Efi lë shtëpinë e “Big Brother”!

Në një mbrëmje plot me emocione, kanë qenë dy banorët e larguar nga "Big Brother VIP", me surprizën më të madhe që erdhi pak minuta më parë.
Kështu, nominimit të parë nuk mundi t'i rezistojë dot Xhonatani, i cili u largu pasi ishte përballë me Efin dhe Luizin. Ndërkohë "Big Brother" i dha "fuqinë" Dea Mishel që të nxirrte në nominim 3 banorë këtë Prime, si fituese e "Sfidës së Inteligjencës" dhe pa u menduar dy herë ajo zgjodhi: Kiarën, Luizin dhe Efin. Pra grupin e ashtuquajtur LEK.
Ky nominim shkaktoi mjaft debate, madje edhe tensione mes banorëve, sidomos mes Deas dhe Luizit, i cili kuptoi se do të ishte ose pa "gjysmënl e tij brenda në shtëpi, ose pa aleaten e tij më të fortë. U desh një ndërhyrje e Arbanës që ta qetësonte kêngëtarin, ndërsa pak pas bisedës së tyre u zbulua edhe vendimi i publikut, që zgjodhi Efin për të dalë nga reality show.
/News31