GOSS-BIZ 1 Qershor 2023, 19:13

Pas nisjes së xhirimeve, zbulohet titulli dhe detajet e reja nga filmi i Luizit dhe Oltës

Pas nisjes së xhirimeve, zbulohet titulli dhe detajet e reja nga filmi i

Sic u bë me dije dje, ka nisur puna për filimin e ri që do të ketë për protagonistë Luzin dhe Oltën, teksa ishte vetë këngëtari që ditën e djeshme ndau një foto krah aktores, duke lexuar skenarin. Në fakt, detaje për projektin kinematografik janë zbuluar nga dita në ditë, gjithmonë në kuadrin e aludimeve, megjithatë sot kemi poster-in zyrtar të filmit dhe cka është më e rëndësishmja titullin e tij. 

Ka qenë moderatori i Blendi Salaj në "Wake Up" mëngjesin e sotëm që ka ndarë poster-in, ku vihet re titulli "Në kuadër të dashurisë", shprehje e huazuar nga shprehja e famshme e "BBVIP": Në kuadër të lojës. Po ashtu shohim edhe përshkrimin zyrtar:

“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar."

Pas nisjes së xhirimeve, zbulohet titulli dhe detajet e reja nga filmi i

Nga ana tjetër shohim të saktësuar faktin se do të prodhohet nga "Top Channel Films", një nismë e re nga Top Media që me gjasë do të merret me projekte të tilla, ndërsa nuk përjashtohet fakti se në film mund të jenë dhe ish-banorët e Big Brother Vip, por sigurisht edhe aktorë të tjerë të njohur. Data se kur do të publikohet ende nuk është bërë e ditur, pasi është ende në faza të hershme, megjithatë të gjithë mezi jemi duke pritur. 

/News31