
Produkti

Pas gjithë situatave të krijuara, Kiara i kërkon Luizit të dalin nga BBVA


Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë edhe aq e lehtë për Kiara Tition, e cila u vendos përballë opinionstit Arbër Hajdarit i cili i vendosi në dukje indiferencën drejt Luizit gjatë ditëve që ai ishte me dhimbje koke.
Edhe pse si Kiara ashtu edhe Luizi tentuan disa herë të “zbusnin” situatën, nga reagimet e publikut në studio, u duk se sjellja e moderatores nuk kishte justifikim. Gjithashtu, duke mos përfunduar këtu, pas përfundimit të Prime, teksa konsumonin darkën, Olta i vuri në pah moderatores sesi Luizi gjatë një debati e ka shtyrë duke i kërkuar të mos flasë.
Pas gjithë këtyre situatave duket se gjendja emocionale e Kiarës nuk ka qenë edhe aq e mirë. Pas përfundimit të spektaklit, gjatë një bisede, ajo i ka kërkuar Luizit të dalin nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania” ndërsa artisti nuk ka folur.