GOSS-BIZ 1 Tetor 2024, 11:21

Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, Oriola Marashi rigjen sërish dashurinë?!

Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, Oriola Marashi rigjen

Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, Oriola Marashi duket se ka rigjetur sërish dashurinë. Me anë të një postimi në Instastory, modelja e njohur ka konfirmuar se është në një romancë të re.
Oriola është kujdesur të mos i zbulojë identitetin djalit misterioz, duke e shfaqur me kurriz në imazhin e publikuar.

Ajo ka shoqëruar forografinë me një emoji me zemër të kuqe, duke nxitur dyshimet se është mashkulli misterioz në foto është partneri i saj. Story-t e saj vijuese dëshmojnë se çifti mund të kenë dalë në një darkë romantike së bashku.

Kujtojmë që lidhja e fundit publike e modeles ishte me futbollistin. Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre kohë më parë ndonëse ishin dhe të fejuar me njëri-tjetrin.

Eros dhe Oriola u fejuan në muajin qershor të vitit 2021, dhe miqtë e tyre treguan se ata janë ndarë, duke prishur kështu edhe planet për martesë.

Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, Oriola Marashi rigjen