GOSS-BIZ 18 Mars 2023, 11:19

Pas fitores së Stresit në "Big Brother VIP Kosova", vjen reagimi i parë i ish-partneres së tij, Keisit!

Pas fitores së Stresit në "Big Brother VIP Kosova", vjen

Arkimed Lushaj ose sic të gjithë e njihni si Stresi, u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i "Big Brother VIP Kosova", duke u bërë kështu pas 103 ditësh i pari triumfues në këtë reality show në Kosovë. Në fund ai mori edhe shpërblimin prej 200 mijë eurosh, cmim nga i cili secili prej finalistëve, Xhuli, Vedati, Artani dhe Mbresa, morën nga 10 mijë euro. 

Sigurisht që pas fitores së artistit, nuk munguan urimet në rrjet drejtuar tij, nga miqtë, kolegët e fansat, por edhe nga personi i tij i zemrës, Keisi. Edhe pse të ndarë, reperi ka rrëfyer se ende e dashuron ish-partneren, ndëras kjo e fundit e ka surprizuar gjatë qëndrimit në reality show, duke i shprehur mbështetjen e saj, madje më shumë se një herë. 

Këtë Keisi e bëri edhe dje, me një reagim në Instagram fill pas fitores, duke shkruar: 

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Krenare dhe e lumtur për ty

Pas fitores së Stresit në "Big Brother VIP Kosova", vjen

Le të themi që Stresi i mori të gjitha ato që donte. 

/News31