Pas deklaratës së Nitës, reagon Bled Mane: “Kur hyra në BBV, te frigoriferi gjeta Nitën”


Duket se disa histori, nuk kanë qenë vetëm brenda “kuadrit të lojës” në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Thumbimet mes Bledi Manes dhe Nita Latifit jo vetëm që vazhdojnë, por edhe janë shtuar.
Ishte Nita ajo e cila ditën e djeshme gjatë një interviste foli për Bledin duke u shprehur se ai i ka shfrytëzuar disa gjëra në favor të tij.
Tani rradhën e ka Bledi. Mëngjesin e sotëm ai e nisi me një postim në Instagram, dedikuar pikërisht Nitës. Një postim tipik “Bled Mane”.
Duke ironizuar ish-banoren, përmes krahasimeve dhe epiteteve, ai shprehet se të gjithë banorët e tjerë e kishin harruar Nitën brenda shtëpisë dhe ishte ai që e solli sërish në qendër të vëmendjes.
Shkrimin e plotë të tij e gjeni më poshtë:
View this post on Instagram
A do të ketë një tjetër kundër-përgjigje nga Nita? Duhet të presim…