GOSS-BIZ 14 Mars 2023, 12:17

Pas akuzave të Fjolla Morinës, flet për herë të parë ish-partneri i saj, Fisnik Syla

Pas akuzave të Fjolla Morinës, flet për herë të

Pak ditë më parë Fjolla Morina akuzoi ish-partnerin e saj Fisnik Sylën për kërcënime ndaj saj dhe vajzës, për mashtrime dhe hakmarrje. Madje këngëtarja kërkoi ndihmë publikisht ndaj autoriteteve përkatëse pasi sipas saj Syla ka ushtruar presion mbi të si psikologjik ashtu edhe dhunë fizike ndërsa e quajti atë kriminel.

Të gjitha akuzat e saj i lexoni duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër Fisnik Syla i ka hedhur poshtë pretendimet e këngëtares, duke e quajtur gjithçka shpifje me qëllim dëmtimin e imazhit të tij. Në një prononcim për “Telegrafi”, Fisniku tha se këngëtarja tentoi për muaj të tërë, me çdo kusht, që të ribashkohet me të dhe se kur e pa që nuk mund t’ia dalë, filloi me publikimin e videove në rrjetet sociale.

“Pasi tentoi në të gjitha mënyrat që unë t’i rikthehem prap asaj dhe kur e pa që nuk ka më sukses dhe se kjo s’do të ndodhë kurrë, filloi të shpifë gjëra jo të vërteta. Dhe t'ju them të drejtën, ato që thotë ajo më duken si përralla qesharake. E zbuloi një ‘qendër të krimit’ që sipas saj aq të fuqishme, duke i pasur nën ndikim edhe policinë, burgjet, shtetin madje edhe Ambasadën Amerikane. Çfarë të them tjetër përveçse shpreh keqardhjen time për gjendjen e saj emocionale dhe shumë jo-stabile që nuk din as vetë se çfarë dëshiron e për çfarë flet. Mua ma ka dërguar një bisedë një person shumë i afërt i saj, të cilën e ka porositur që të më provokojë mua dhe që të merr vesh përmes saj se a e dua unë ende Fjollën? Por kam edhe shumë të tjera, video, shkrime, mesazhe e dëshmi të tjera për t’i publikuar nëse do të jetë e nevojshme ndonjëherë”, përfundoi Fisnik Syla.