GOSS-BIZ 21 Mars 2023, 13:39
Pas daljes nga BBV, Ronaldo Sharka merr rolin e rëndësishëm në emisionin e njohur në Top Channel
NEWS-31
Ronaldo Sharka u kthye në një ndër personazhet më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”. Edhe pse kjo eksperiencë përfundoi shpejt për të, gazetarin do vazhdojmë ta shohim në ekranin e Top Channel, po në tjetër reality-show.
Ronaldo është opinionisti më i ri i “Përputheb”. Lajmin e bëri të ditur vetë moderatori përmes një “Instastory”. Madje këtë rrugëtim ai e nisi ditën e djeshme.
Por, ky “post” i ri do të jetë vetëm për disa ditë. Ronaldo ka theksuar se bëhet fjalë për një periudhë të kohore te pacaktuar.