Pas aksidentit të rëndë me makinë, ndërron jetë aktorja e njohur
Një javë pasi u bë pjesë e një aksidenti të rëndë automobilistik, nga i cili mori mjaft plagë të rënda, ka ndërruar jetë aktorja e njohur amerikane Anne Heche. Lajmi u konfirmua nga familjarët e saj për "The Guardian", pasi kishin njoftuar paraprakisht se do ta hiqni nga aparati jetësor që e mbante në koma.
Aktorja 53- vjeçare, në fakt ndodhej prej një jave në koma, ndërsa në 24 orët e fundit të jetës ka qëndruar në një ventilator, derisa të përcaktohej nëse kishte ndonjë organ në trupin e saj të përshtatshëm për dhurim, pasi kishte shprehur më parë dëshirën e saj për të qenë dhuruese organesh.
Kujtojmë se aktorja, nënë e dy fëmijëve, përplasi makinën e saj në një zonë ë banuar, drejt një shtëpie, ndërsa raportimet dhe analizat treguan se po ecte me 140 km në orë dhe ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Droga u gjet në analizat e gjakut pas aksidentit të tmerrshëm, por autoritetet theksuan se ajo nuk kishte konsumuar alkool.
Heche u bë e njohur për publikun në fillim të viteve 90', duke luajtur binjakët në serialin e famshëm Another World, por edhe me role në projekte si Walking and Talking. Roli i saj i parë i madh ishte si e dashura e Johnny Depp në dramën Donnie Brasco (1997).
/News31