Pas 3 vitesh Britney Spears pajtohet më të ëmën, nga "më ke shkatërruar jetën" në "të dua shumë"

Jo në pak raste Britney Spears është shprehur se ka qenë e ëma ajo që i "ka shkatërruar jetën", duke i dhënë idenë babait të saj për idenë e kontrollit total mbi këngëtaren. Megjithatë duket se artistja ka gjetur paqen në jetën e saj, pasi kontrolli mbi të përfundoi, teksa Britney po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me familjarët e saj.
Së fundmi në Instagram, këngëtarja ka treguar se ka bërë paqe me të ëmën duke u shprehur çfarë ka ndjerë dhe tashmë ndjehet më e çliruar.
“Dje, pas 3 viteve, mamaja ime e ëmbël u shfaq në derën time…Ka qenë një kohë shumë e gjatë…Me familjen gjithnjë ka gjëra që duhet të funksionojnë…por koha shëron plagë”, shkroi ajo. Pasi komunikova atë që e kisha mbajtur brenda për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, ndihem kaq e bekuar që mundëm të rregullonim gjërat. Të dua shumë”. P.S.: Jam shumë e bekuar që pimë kafe bashkë pas 14 viteve!”- shkroi Britney në postimin e saj. /News31
View this post on Instagram