
Produkti

Partneri i Oltës i dërgon asaj një mesazh special brenda shtëpisë së "Big Brother VIP" dhe nuk harron të përmendë as Luizin!

Rubrika e mesazheve nga publiku në shtëpinë e "Big Brother VIP" është kthyer në një prej momenteve më të bukura, jo vetëm për banorët, por edhe për fansat e tyre, që kanë mundësinë t'i shprehin dashurinë dhe me përshëndetjet e tyre t'i emocionojnë e të shkaktojnë e shumë të qeshura.
Ditvt e fundit konkurentët kanë nisur të marrin mesazhe edhe prej njerëzve të tyre të afërt dhe sot e ka pasur radhën Olta Gixhari, e cila ka marrë një mesazh dashurie nga partneri i saj, Dori. Ky i fundit është bërë "i famshëm" brenda reality show-t, nga letra që dërgoi në fillim, por edhe nga sa herë aktorja e përmend në shtëpi, ndërsa sot ai i dërgoi këto fjali:
“Je dhurata ime më e bukur! Të kam jetën time dhe vdes për ty! Dhe boll me ftesa për Valencia se skemi hotel. Dhe thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty pa ardh dita të futet dhe Amari! Të puth shumë. Dori”
Nuk është nevoja të thuhet se sa e lumtur ishte Olta pas këtij mesazhi, duke i dërguar gjithë dashurinë e saj partnerit.
/News31