GOSS-BIZ 15 Shtator 2023, 22:03

"Partnerë në krim", Ori dhe Isli do të rikthehen sërish në ekran?

"Partnerë në krim", Ori dhe Isli do të rikthehen

Deri sezonin e kaluar televiziv, Ori Nebiajn dhe Isli Islamin i pamë dhe i dëgjuam për disa vite si drejtues të "Wake Up" në Top Channel, ku duhet thënë që ishin një prej dysheve të preferuara të publikut shqiptar. Më pas Ori vendosi ta vazhdonte karrierën si drejtuese e "Për'puthen", për pak muaj, derisa mori rolin si deputete në Parlamentin e Shqipërisë, ndërsa Islin e pamë si konkurent në "DWTS" e më pas të përkushtuar në biznes e në radio, por larg Top Medias. 

Megjithatë "partnerët në krim" duket se kanë vendosur të rikthehen dhe këtë e ka bërë me dije vetë Isli nëpërmjet një postimi në Instagram. Kështu, moderatori ka postuar një foto krah Orit, ku shkruan: "Projekte të mrekullueshme" dhe atë cilësimin si partnerë që ne e përdorëm pak më parë. 

"Partnerë në krim", Ori dhe Isli do të rikthehen

Nuk dihet nëse bëhet vërtetë për një projekt në ekran, pasi nuk kanë zbuluar detaje, mund të jenë edhe në radio, ndosha edhe në biznes, ose thjesht Isli po përdor sarkazmën e tij që e karakterizon, megjithatë ne duam të mendojmë që dyshja do t'i rikthehet televizionit se edhe publikun e ka marrë malli (neve jo). /News31