GOSS-BIZ 8 Dhjetor 2022, 15:12
Pa asnjë ndryshim, artistja serbe “vjedh” këngën e Xhensila Myrtezaj
NEWS-31
Kënga “Ale Ale” e Xhensila Myrtezaj e publikuar rreth 7 muaj më parë, është “vjedhur” nga një artiste serbe.
Maya Berovic quhet këngëtarja që ka publikur mbrëmjen e djeshme versionin serb të këngës. Duke nisur nga vija melodike e deri te titulli, çdo gjë është njësoj, duke ndryshuar vetëm konceptin e videoklipit.
Nuk dihet nëse kënga është vjedhur/kopjuar nga artistja serbe apo është blerë me të drejta autori.
Të dyja versionet i gjeni më poshtë, ndërsa gjykimin bëjeni vetë.