GOSS-BIZ 2 Gusht 2022, 13:54

Djalin e saj e etiketojnë si "gocë" për shkak të flokëve të gjatë, reagon Orgesa Zaimi: "Lërini fëmijët rehat"

Djalin e saj e etiketojnë si "gocë" për shkak të

Orgesa Zaimi është një ndër artistet më aktive në rrjete sociale, ku ndan herë pas here projektet e saj projektet muzikore dhe ato televizive, por edhe momente nga e përditshmja me familjen e saj të bukur. Këngëtarja e njohur është mama e dy fëmijëve, Borës dhe Kronit, të cilët nuk mungojnë kurrë në Instagram-in e mamasë së tyre.

Së fundmi, Orgesa ka ndarë me ndjekësit e saj një shqetësim lidhur me një situatë përsëritur me të cilat përballet djali i saj, etiketimi si "gocë" pasi mban flokë të gjatë. Këngëtarja ka kërkuar që të ndalohet me këto stereotipe, sepse fëmijët kanë të drejtën e botës për të mbajtur flokët si të duan.

“Përshëndejte të gjithëve. Ky story u dedikohet të gjithë atyre që më ngatërrojnë çunin për gocë vetëm se ia kam lënë flokët e gjata, ose më saktë Kroni ka vendosur vetë t’i lërë flokët e gjata. Është çun edhe pse ka flokë të gjata. Është ok edhe për një djalë që t’i ketë flokët e gjata. Unë kam vetëm hall se është vapë. Kaq. Mjaft me stereotipe, ndasi të tilla, unë kam vendosur që fëmijët t’i rris të lirë nga etiketimet “mos e bëj këtë se je gocë” “mos e bëj këtë se je çun” … lërini fëmijët rehat!”