Olta ka një kërkesë speciale për Luizin nëse ajo del të shtunën nga BBVA


Nominimi “kokë më kokë” i Olta Gixharit me Kiara Titon është tema e javës jo vetëm në publik, por edhe në shtëpinë e "Big Brother Vip Albania". Banorët gjatë këtyre ditëve kanë biseduar të gjitha skenaret e daljes.
Së fundmi, gjatë njërit nga diskutimet, Olta u shpreh se në qoftë se publiku vendos që ajo të largohet nga shtëpia, edhe nëse ka biletë kthimi, nuk do kthehet më. Aktorja shtoi se e ka menduar këtë gjë, pasi e ka marrë malli për bashkëshortin dhe djalin e saj.
Por ajo ka një kërkesë të fundir për Luizin. Gjithmonë duke u bazuar në teorinë nëse del të shtunën. Aktorja i kërkoi këngëtarit që pas daljes së saj, ta shprehë me shumë sinqeritet mendimin që ka për të.
Luizi nga ana tjetër i tha se do ta bëjë, e madje me humor i premtoi se nuk do lejojë askënd të shtrihet te krevati i saj.