
Produkti

Olta dhe Kiara debatojnë për Luizin: "Të vijë turp për sjelljen që ke bërë"

Afrimiteti i Luizit me Oltën ditën e fundit, nisur edhe nga fakti që ishin partnerë edhe në lojën e fundit të produksionit, por edhe fakti që aktorja i qëndroi pranë këngëtarit dhe u kujdes për të kur ishte i sëmurë, nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë, por sidomos nga publiku. Në rrjet janë parë mjaft komente që vlerësojnë sjelljen e Oltës, raportin e dy "rivalëve" që në fakt kur kanë qëndruar bashkë kanë përcjelljë mjaft pozitivitet, ndërsa është kritikuar Kiara për mënyrën si është sjellë ndaj partnerit, sidomos në momentet kur ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Por nëse komentet në rrjet konkurentët e "BBVIP" nuk i shohin dot, Luizi, Kiara dhe Olta kanë marrë një mesazh të qartë për mënyrën si publiku i ka parë ngjarjet e fundit, nga përshëdetjet që kanë mbërritur sot për banorët, me shumicën prej tyre që vlerësonin sjelljen e aktores, madje edhe vetë mamaja e Luizit.
Kjo gjë duket se nuk është pritur mirë nga Kiara dhe pas leximit të mesazheve ajo ka nisur një debat me Oltën, pikërisht për shkak të asaj që ka ndodhur me Luizin. Moderatorja e ka "akuzuar" aktore se gjithcka e ka bërë për lojë dhe që të dalë mirë në sytë e publikut, ndërsa i vë faj vetes që e ka lejuar gjithë situatën të shkojë deri në këtë pikë. Ndërkohë Olta dëgjohet të përdorë shprehjen "Turp të kesh për sjelljen tënde" në këtë debat, teksa gjykon mënyrën e ftohtë që Kiara ka qëndruar rreth partnerit këto ditë, kur ai kishte nevojë për të. Aktorja thotë se ka vepruar me emocione dhe ka lejuar veten që të tregojë anën njerëzore me Luizin, ndërkohë që ai meritonte të njejtën gjë edhe nga e dashura e tij dhe kjo është e vërteta që në këtë rast "po ja thoshte në sy Kiarës".
@shqipvideo4 #bigbrothervipalbania #luizejlli #kiaratito #oltagixhari ♬ original sound - Shqipvideo22
Po Luizi si veproi? Pas këtij debati ai u pa duke i dhënë të drejtë Kiarës, duke pranuar se dhimbjet e kokës kanë qenë lojë nga ai dhe se Olta nuk ka bërë mirë që e ka përdorur për lojë, duke mbajtur kështu "anën" e partners së tij në diskutim, fjalë këto që Olta nuk i është përgjigjur pasi sipa saj "e kupton Luizin dhe nuk i vë faj".
/News31