Olta Beqiri flet për herë të parë për lidhjen me Butrint Imerin
Prej gati dy vitesh aktorja Olta Beqiri përflitet për një lidhje me Butrint Imerin, me burime të ndryshme për mediat që e kanë konfirmuar historinë e tyre të dashurisë, edhe pse asnjëri prej protagonistëve asnjëherë nuk e kanë komentuar. Të paktën deri mbrëmjen e djeshme, kur vetë Beqiri foli për herë të parë për romancën e supozuar me kënëtarin.
E ftuar në "Më lër të flas", me Donald dhe Romeo Veshajn, aktorja që së fundmi ishte e angazhuar në prezantimin e "Kënga Magjike", u pyet edhe për fotot e fjalët që qarkullojnë për lidhjen e saj me artistin. Pyetje së cilës ajo ju përgjigj:
“Njerëzit vdesin që diçka të diçka të vogël ta bëjnë të madhe. Realisht, jo domosdoshmërisht një foto që ke me dikë, tregon që je në një lidhje me atë person. Unë beqare jam”
Pra Olta nuk është në një lidhje për momentin, të paktën kështu thotë, duke qenë në fakt në koherencë me Butrintin i cili po ashtu ka deklaruar në "ZemërLuana" pak kohë më parë se edhe ai është single. Nëse është strategji apo thjesht duan ta mbajnë jetën private larg publikut këtë nuk e dimë, por le të themi që nuk janë në një lidhje, deri në lajme të tjera. /News31