GOSS-BIZ 21 Nëntor 2022, 16:33

Olsi Bylyku nuk do të ndahet asnjëherë nga Egli për një arsye shumë të thjeshtë!

Olsi Bylyku nuk do të ndahet asnjëherë nga Egli për një

Mbrëmja e djeshme në emisionin "Zemër Luana" ishte "mbrëmja e dashurisë", jo vetëm pasi të ftuarit e puntatës ishin dy cifte shumë të njohur, në Shqipëri edhe më gjërë, por edhe sepse në hyrje të programit Luana Vjollca dhe dy kapitenët e saj, Bes Kallaku e Olsi Bykylu, bënë disa dedikime emocionuese ndaj partnerëve të tyre. Se mos keqkuptohemi, Luana bëri vërtetë dedikim emocionues për dashurinë e saj më të madhe, që është publiku i saj, ndërkohë që Besi foli për Xhensilën dhe Olsi sigurisht për Egli Tako-n, partneren e tij në jetë e së fundmi në këngë. 

Ky i fundit, përvesce e shoqëroi dedikimin e tij me batuta, madje zbuloi edhe që shumë shpejtë së bashku me Eglin do blinin edhe shtëpi të re, po ashtu pranoi se ishte pikërisht e dashursa e tij që këngët e tyre të fundit i kishte bërë aq speciale dhe i premtoi se do të bashkëpunonin përgjithmonë bashkë. 

Nga ana tjetër ai zbuloi edhe arsyen përse ata nuk do të ndaheshin kurrë, duke thënë se nëse ndahen asnjëri nuk do e përballonte dot këngën "Dashnia Ime" aka këngën e famshme të "TikTok" që të gjithë e njohim për refrenin: "Unë me ty nuk jam tani, dikush tjetër është me ty.." 

Batutë kjo që u shoqërua me shumë të qeshura, por nga ana tjetër shumë e vërtetë sepse na besoni, askush nuk do ta përballonte dot këtë këngë teksa ka humbur dashurinë e jetës. Kështu që të paktën jemi të sigurtë se Olsi dhe Elgi nuk ndahen...

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZEMËR LUANA ???????? (@zemerluana)

/News31