GOSS-BIZ 12 Janar 2022, 20:53

Olsa Muhameti zbulon gjithçka për programin tuaj të preferuar të dashurisë “Për’puthen”!

Olsa Muhameti zbulon gjithçka për programin tuaj të preferuar

Olsa Muhameti ishte e ftuar pasditen e sotme në “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin, për të folur për fenomenin mediatik, “Për’puthen” dhe jo vetëm.

Së fundmi, programi ka pësuar ndryshime, me rikthimin e dy konkurrentëve të sezonit të kaluar, Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba. Lidhur me këtë vendim, autorja e “Për’puthen” tha:

Pse mos t’i rikthenim?! Unë kam thënë që nuk kam asnjë ish anëtar në shtator sepse po i kërkonin të gjithë. Ndërsa rikthimi i tyre në janar nuk e kompromenton programin, sepse janë disa ish personazhe me të cilët publiku është lidhur, të cilët nuk ishin përputhur deri tani. Dy personazhet që kam menduar fillimisht ishin Mevlani dhe Ana. Ana sepse nuk arriti ta bëjë deri në fund rrugëtimin e saj dhe Mevlani për të kundërtën sepse ishte pjesë e të gjithë sezonit dhe nuk arriti ta gjejë dashurinë.

Megjithatë, Olsa Muhameti zbuloi se veç tyre, do të rikthehen edhe dy ish-konkurrentë të tjerë.

Hyrja e ish anëtarëve të “Për’puthen” nuk mbaron këtu. Kemi menduar të rikthejme edhe dy të tjerë, që kanë qenë pjesë e këtij sezoni. Mendoj që çdo sezoni i duhen rikthime.

Sa i përket ndryshimeve në planin afatshkurtër autorja zbuloi opinionisten e puntatës Prime të radhës.

Besoj se është Elita Rudi një nga opinionistet. Kolltuku tjetër është ende bosh.

 E pyetur nga Jonida, se cilët ka parë ajo si çifte të vërteta, Olsa përmendi disa.

Mendoj Jasmina dhe Andi, Andi dhe Melisa, Bashkimi dhe Alvisa, Mikela dhe Erioni.

Gjithashtu, ajo zbuloi një gabim që ka bërë me konkurrentët e sezoneve të kaluara, si dhe foli për rivalitetin mes “Big Brother VIP” dhe “Për’puthen”.

/News31