Olsa Muhameti sapo na konfirmoi konkurrentin e parë të “Kepit të Yjeve”’
“Kepi i Tundimeve” këtë vit do të vijë me ndryshime. Me shumë mundësi do të quhet ‘Kepi i Yjeve’. Kështu të paktën na duket pas komentit të Olsa Muhametit.
Edhe këtë verë, programi do të jetë sërish në ekranin e “Top Channel”, ndërkohë që kanë dalë disa detaje të reja mbi risitë e këtij sezoni.
Moderimi do t’i besohet Kiara Titos dhe opinioniste do të jetë Monika Lubonja.
Këtë vit, ky format veror do të regjistrohet në Turqi, ku dhe pritet që konkurrentët t’i bashkohen resorteve luksoze për disa javë.
Ndërkohë që në rrjet kanë nisur aludimet se cilët do të jenë konkurentët, Olsa Muhameti ka zbuluar një prej tyre. Bëhet fjalë për Ronaldo Sharkën, i cili së fundmi postoi një video ironizuese për personazhet që tashmë janë bërë me menaxhera. E poshtë videos, ishte edhe komenti i Olsës
‘Sa kam qeshur o Vipi i kepit’-duke konfirmuar në këtë formë pjesmarrjen e Ronaldos.