GOSS-BIZ 26 Maj 2023, 10:49

Nuk e dimë a e mbani mend, por këngën e re të Semit e kemi dëgjuar 1 vit më parë nga Yll Limani

Nuk e dimë a e mbani mend, por këngën e re të Semit e kemi

1 vit më parë, në maj të vitit 2022, Yll Limani publikoi në TikTok-un e tij një video, ku dëgjohej demo-ja e një kënge të cilën e kishte shkruar në prill të vitit 2021. Menjëherë përmes komenteve fansat i kërkuan artistit të publikonte versionin e plot të këngës, por kjo gjë nuk ndodhi. Deri dje…

Pas një viti, vargjet “sa për mu n’autostradë n’vija t’plota tejkalo…”, na erdhën nën vokalin e Semi Jaupajt. E titulluar “Autostradë” ditën e djeshme artistja publikoi këngën e saj më të re, të shoqëruar me videoklip, e bëhet fjalë pikërisht për demon e Yllit.

Duke parë të dyja versionet, nga të dy artistët, do të donim që këtë këngën ta dëgjonim edhe në bashkpunim mes Yllit dhe Semit…ndoshta në majin e vitit 2024.

Gjithsesi, super memorie kemi ë?

Edhe super këngë!