GOSS-BIZ 4 Gusht 2022, 20:56

Noizy zbulon për herë të parë nëse vajza e tij do të jetë në koncertin "Alpha Show"

Noizy zbulon për herë të parë nëse vajza e tij do

Mes koncerteve dhe bashkëpunimeve të reja, Noizy së fundmi ka qenë tepër i fokusuar në promovimin e koncertit të tij "Alpha Show", duke zbuluar pjesëmarrësit dhe surprizat e datës 14 gusht. 

I ftuar ditën e sotme në "Pushime On Top" në Top Channel, ai ka zbuluar një tjetër detaj tepër interesant, si do të jetë skena e koncertit. Sipas tij, skena e "Alpha Show" do të jetë një mega-spektakël i vërtetë i standardeve botërore.

"Do të jetë skena më e madhe që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do jetë skenë aq e madhe sa universitetin nuk do të mund ta shohësh më. Skena është e lëvizshme, skena është e gjallë. Në momentin që do të dali artisti i fundit, që fatmirësisht jam unë, në këtë moment do të ndodhi diçka magjike në skenë", ka zbuluar Noizy ndër të tjera, ndërsa po ashtu ka bërë me dije edhe atë që do të veshë:

"Është e sigurt që do jem me tuta, me kanatiere 100%, do kem disa bluza për t'u ndërruar pasi performanca do të jetë rreth 1 orë e gjysëm ose 1 orë e 40 minuta".

Ndërkohë, moderatorja Ori Nebijaj e ka pyetur  reperin nëse vajza e tij, Leandra, do të vijë tek koncerti apo nëse do jetë pjesë e tij.

"Nuk jam i sigurt. Me qejf e kam të vijë ta shohë. Mund të jetë me familjen time", është shprehur Noizy.

/News31