GOSS-BIZ 16 Janar 2022, 10:30
Noizy thyen heshtjen, flet për herë të parë rreth marrëdhënies me Bora Zemanin
NEWS-31
Ditët e fundit në rrjet ka patur shumë aludime rreth marrëdhënies mes Bora Zemanit dhe Noizyt. E gjitha nisi nga një video që qarkulloi në mediat sociale. Në videon në fjalë dy protagonistët shihen në festën e ditëlindjes së Borës dhe shoqes së saj teksa Noizy i buzëqesh moderatores.
Por si është e vërteta e aludimeve që qarkullojnë lart e poshtë? Në lidhje me këtë, Noizy ka folur së fundmi në një intervistë për “Why Not”. Ai tha se me Borën janë miq dhe se nuk ka asgjë më shumë mes tyre.
"Premtoj që nuk kam asgjë. Është thjesht një shoqe. Nuk e dija që ishte edhe ditëlindja e Borës. Festa që u komentua ishte ditëlindja e shoqes së Borës, Elona Balaj. Borën e kam shoqe, asgjë më shumë."
/News31