Noizy sjell surprizën për fansat, por vëmendjen "e vodhi" Loredana

Prej disa kohësh Noizyn e kemi parë në shumë bashkëpunime, sigurisht me artistët më të njohur të tregut muzikor shqiptar, teksa në një farë mënyre është bërë një nga "dominuesit" e verës 2022, në prag të koncertit "Alpha Show", projektit më të madh që ka realizuar deri më sot.
Kur na ndajnë edhe pak ditë nga koncerti, reperi ka sjellë një surprizë për fansat, një projekt solo që na kthen edhe në pak në kohë. "Benzi ri" quhet kënga, që ka një videoklip plot me benza patjetër, ndërsa në pjesën e strofave na rikujton pak Noizyn e disa viteve më para, nga stili i të bërit rap. Ai vetë e ka cilësuar projektin si "këngë me ja cu volumin në maksimum", edhe në fakt ashtu është, ndërkohë që ka edhe një detaj të vogël që ka vjedhur të gjithë vëmendjen.
Bëhet fjalë për Loredanën, e cila nuk është pjesë e këngës, por e videoklipit, në një pjesë të saj, teksa shfaqet duke kërcyer me Noizyn. Kujtojmë se dyshja kanë bërë bashkëpunimin "Heart Attack" këtë verë, mjaft i suksesshëm, e duket se reperja është bërë pjesë e "rrethit" të Noizyt. Shfaqja e saj në klip është komentuar shumë, ndërsa nuk e dimë në do të thotë që ata janë më të afërt tani me njëri-tjetrin, në shoqëri e kemi fjalën se shenja për më shumë se kaq nuk ka, apo do të thotë që do të shohim më shumë bashkëpunime mes tyre në të ardhmen.
Loredana në fakt është pjesë edhe e "Alpha Show" dhe tani që e mendojmë, po që shkojnë shumë si dyshe. Vetëm mos ja thoni Mozzik këtë, le të mbetet mes nesh...