GOSS-BIZ 23 Nëntor 2022, 13:55

“Një zemër e mirë pushoi së rrahuri”, Argjira Spanca humb njeriun e shtrenjtë

“Një zemër e mirë pushoi së rrahuri”, Argjira

Moderatorja Argjira Spanca e ka nisur këtë të mërkurë me një lajm të hidhur. Ajo ka humbur një ndër njerëzit më të shtrenjtë, gjyshin e saj. Lajmin e bëri të diturë vetë Argjira teksa ka postuar në Instagram një foto të të ndjerit.

“Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri. Ne ndahemi me gjyshin tonë të dashur”, ka shkruar ajo.

“Një zemër e mirë pushoi së rrahuri”, Argjira

Argjira ruante një lidhje të veçantë me gjyshin e saj i cili ishte edhe në rolin e babait, kjo pasi moderatorja vite më parë humbi të shtrenjtin e saj.

 

Ne i përcjellim Argjirës ngushëllimet tona!