GOSS-BIZ 12 Janar 2022, 12:29

“Një version për moralistët”, Ronela ka një përgjigje për kritikët e këngës “Sekret”

“Një version për moralistët”, Ronela ka një

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në “Eurovision”. Artistja u shpall fituese e "Festivalit të Këngës" disa ditë më parë ku ajo konkurroi me këngën “Sekreti”. Ndonëse Ronela ka marrë mbështetje të madhe, siç ndodh zakonisht në kompeticione është përballur edhe me kritika jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por edhe nga figurat publike dhe kolegët e saj.  Disa prej tyre mendojnë se teksti i këngës është shumë i dobët.

Këtyre kritikave, Ronela ka vendosur t’ju përgjigjet në mënyrë sarkastike. Ajo ka publikuar një video duke theksuar një pjesë të tekstit të këngës, krahas së cilës ka shkruar: “Versioni për moralistët”.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Kujtojmë se Ronela në intervista pas fitores, tha se performanca në Torino do të jetë krejt ndryshe nga ajo që pamë në festival.