GOSS-BIZ 8 Dhjetor 2022, 15:58

Një tjetër ditë një tjetër emër, zbulohet konkurentja e rradhës në BBV2?

Gjatë gjithë kësaj kohe në media kanë qarkulluar emra të ndryshëm të cilët aludohen se do të jenë pjesë e kastit të banorëve në edicionin e dytë të Big Brother Vip Albania.

Ndërkohë ditën e sotme është zbuluar një tjetër personazh. Sipas “Bordo” Lei Kraja ka pranuar ftesën e produksionit për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Të njëjtat burime kanë shtuar se moderatorja sportive është parë shpesh gjatë kësaj periudhe nën shqoqërinë e drejtuesve të produksionit të spektaklit.

Ne na mbetet të presim edhe pak ditë për të zbuluar nëse Lei do të jetë vërtetë një nga konkurentet.

Një tjetër ditë një tjetër emër, zbulohet