GOSS-BIZ 16 Mars 2023, 12:28

Një pemë në nder të saj, kështu e kujtuan familjarët Hueyda El Sayed në ditën e lindjes!

Një pemë në nder të saj, kështu e kujtuan

Artisja e ndjerë Hueyda El Sayed do të festonte sot 48-vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht u nda nga jeta rreth dy vite më parë pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë të kancerit të gjirit.

Me rastin e ditës së saj të lindjes, në parkun e Liqenit në Tiranë, u mboll një pemë dhe në një stol pranë saj u vendos mbishkrimi:

“Hueyda El Sayed buzëqeshja e Shqipërisë, artistja e bukur përgjithmonë në zemrat tona”.

Një pemë në nder të saj, kështu e kujtuan

Të pranishëm në këtë organizim ishin të afërm, miq dhe dashamirës, të cilët e deshën Hueyda El Sayed për artisten dhe njeriun që ajo ishte. Humbja e saj erdhi e papritur për botën e artit pasi ajo zgjodhi që betejën me sëmundjen ta kalonte në heshtje pranë njerëzve të saj të zemrës, pa e ndarë me publikun.

Një pemë në nder të saj, kështu e kujtuan