GOSS-BIZ 14 Shtator 2023, 20:55

Një nga emrat e përfolur nga mediat, konfirmohet konkurentja e radhës e "DWTS"!

Një nga emrat e përfolur nga mediat, konfirmohet konkurentja e

Njësoj sic bën vitin e shkuar, edhe këtë sezon, "DWTS Albania" ka vendosur të zbulojë një nga një konkurentët e programit, që do të ngjiten në skenën e spektaklit dhe do të luftojnë për cmimin e madh, ndërsa ditën e djeshme kujtojmë se personazhi i parë i konfirmuar ishte Saimir Korreshi, deputet i PD, shumë i njohur për batutat dhe sportivitetin e tij.

Ndërkohë sot, faqja zyrtare e programit, ka zbuluar konkurenten e radhës dhe në fakt bëhet fjalë për një prej emrave më të aluduara nga mediat javët e fundit, si pjesë e programit. Po flasim për Enxhi Nasufin, këngëtaren që vitin e fundit e kemi parë edhe në rolin e moderatores në "Wake Up" në Top Channel dhe në "DWTS" do të vijë në cift me Silvester. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)

Duke njohur edhe "dashurinë" e Enxhit për sportin, por edhe për eventet konkuruese si festivalet, le të themi që parashikojmë të jetë një kokunrete e fortë. Tani presim për personazhin e radhës, që me gjasë prezantohet nesër.

Sukses Enxhi&Silvester... /News31