GOSS-BIZ 17 Shtator 2023, 14:44
Një ndër më të komentuarit në BBV, zbulohet një tjetër konkurrent i DWTS

NEWS-31

"Dancing With the Stars" është në prag të nisjes dhe teksa ditët kalojnë, konfirmohen edhe yjet që do të zbresin në pistën e kërcimit.
Kështu, deri më tani janë bërë të ditur emra si deputeti i PD, Saimir Korreshi, këngëtarja Enxhi Nasufi, ish-Missi Atalanta Kërçyku dhe blogerja Sara Karaj.
Ndërkohë ditën e sotme, faqja zyrtare e programit ka zbuluar një tjetër emër.
Një nga banorët më të komentuar të Big Brother Vip Albania do ta shfaqë talentin e tij edhe në kërcim. Bëhet fjalë për Armaldo Kllogjerin.
Pas muzikës, rradhën në jetën e maestros e ka pista e kërcimit.
View this post on Instagram