GOSS-BIZ 27 Nëntor 2024, 19:59

"Një mundësi e artë..."/Anduel Kovaçi në "Big Brother VIP 4"?!

"Një mundësi e artë..."/Anduel Kovaçi në

Të ftuar sot në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Anduel Kovaçi dhe Rafael Gurra. Në rrjetet sociale një prej këngëve të artistit është bërë mjaft virale, “Malli” i kthyer në një hit tashmë është prezantuar që në vitin 2022 në Festivalin e Këngës. Andueli ka treguar më shumë detaje se si ka nisur karrierën e tij dhe se çfarë do të sjellë së shpejti.

A ndjen ai një lloj trysnie duke qenë se muzika sot përgjithësisht është drejt komerciales dhe drejt shitjes më shumë të imazhit sesa të content-it? A ka ai ndonjëherë ndonjë lloj dyzimi me veten për të qenë pak më komercial?

Do të bësh disa këngë që ty të pëlqejnë me shpirt por do të bësh edhe disa këngë që publiku i do. Për të qëndruar në treg. Jemi jo të detyruar por duhet që edhe publikun duhet ta ‘ushqejmë’ me produkte komerciale. 

Duke kaluar nga muzika tek reality show-t a do të merrte pjesë ai në BBV4?

Nëse do të më bëhej ftesa besoj që po sepse është një mundësi e artë pse jo. Ta shfrytëzoj duke qenë se nuk më mungon gjë nga ana profesionale dhe nga ana artistike por edhe nga ana njerëzore. 

Kur u pyet nga Lei Kraja se nëse do të kishte mundësinë që të zgjidhte artistë për të bashkëpunuar ai u përgjigj:

Nëse do të zgjidhja zhanrin populllor do zgjidhja Fatmira Breçanin dhe nëse do të zgjidhja në zhanër më modern do të ishte bukur me Elvana Gjatën.