GOSS-BIZ 24 Janar 2023, 20:08

Një moment, Pique ka tradhtuar edhe vajzën me të cilën tradhtoi Shakira-n?

Një moment, Pique ka tradhtuar edhe vajzën me të cilën


Po e lexuat mirë, Gerard Pique dyshohet për një tradhti të re, pas gjithë historisë me ish-bashkëshorten e tij, Shakira-n. Kështu, sipas emisionit televiziv spanjoll "Socialite" ish-futbollisti i Barcelonës ka qenë i pabesë edhe ndaj të dashurës së tij të re, Clara Chia Marti (pikërisht vajza që hante reçelin në shtëpinë e Shakira-s)

Një dëshmitar i supozuar thotë se Pique është parë në shoqërinë e Giulia Puig, avokate nga Barcelona ​​e cila po kujdeset edhe për divorcin e tij, në fund të 2022 në një nga vendet e tij të preferuara. Qartësisht sipas këtij burimi, ata nuk ishin duke folur për punë. 

Ndërkohë një tjetër burim i cituar nga "Socialite" ka zbuluar se në fakt Pique dhe Puig kishin qenë në një lidhje për 2-3 vite, çka do ta bënte avokaten vajzën e parë me të cilën ka tradhtuar ish-gruan.

Gjithsesi përfaqësuesit e saj nuk pranuan ta komentonin këtë informacion, as ata të Pique. Me çka është raportuar deri tani megjithatë, me shumë gjasë historitë e Pique, Shakira, Chia Marti dhe Puig mund të jenë të lidhura. 

/News31