Një gjë është e sigurtë për Mozzik, nëse do ishte për aftësitë e tij në flirtim, sot do ishte single!
Në fakt për Mozzik të sigurta janë dy gjëra, ajo që kemi shkruar në titull dhe e dyta, që është "mjeshtër" në të bërit konfuz të fansave dhe ndjekësve të tij, të paktën sa i takon jetës personale. Këtë të dytën e themi pasi muajt e fundit, mes gjithë "dramave" dhe kunjave ndaj Loredanës dhe partnerit të saj të ri, videoklipeve me fustan nusërie dhe deklarateve në rrjetet sociale, na e ka bërë shumë të vështirë ta kuptojmë nëse është single apo jo. Kjo zgjati deri pak javë më parë kur pranoi vetë se është në një lidhje prej afro 1 viti dhe është i dashuruar, megjithatë duke e njohur, nuk do e "vinim dorën në zjarr" si është situata tani.
Ndërkohë sa i takon cështjes së parë, këtë Mozzik e ka pranuar vetë nëpërmjet një postimi në InstaStory ditën e sotme, teksa ka ndarë një meme, ku qartazi shfaqet mungesa e "talentit" të dikujt për të flirtuar dhe reperi e lidh këtë me vete. Kjo do të thotë sigurisht se nëse do ishte në dorën e tij dhe të aftësive të tij, epo sot do ishte akoma shumë single.
Megjithatë edhe mund të jetë akoma, duke qenë se nuk ndan asnjë detaj apo përditësim nga punët e zemrës dhe ndoshta ajo romanca gati 1-vjecare nuk vazhdon, e nëse është, epo e sigurtë që flirti nuk do ta ndihmojë ta ndryshojë këtë.
Do i thonim të merrte ca leksione nga Getinjo, por ndoshta ai është më keq për vete... /News31