GOSS-BIZ 29 Shkurt 2024, 20:30

"Një banore për mua ka vdekur"- hallva e Erjolës për Ilnisën bën "lëmsh" gjithë shtëpinë e "BBVIP"

"Një banore për mua ka vdekur"- hallva e Erjolës

Hallva tashmë e famshme e Erjola Docit për Ilnisën, duket se ka bërë "lëmsh" gjithë shtëpinë e "BBVIP" pasditen dhe mbrëmjen e sotme, teksa ka përfshirë në debat, në një debat që duhet thënë ishte i ashpër dhe disi i rëndë jo vetëm dy protagonistet, por edhe gjithë banorët e tjerë, që nuk janë frenuar të shprehin mendimin e tyre dhe të reagojnë. 

Kështu, për ju që nuk e dini, Erjola planifikonte prej ditë së djeshme që të bënte ëmbëlsirën e quajtur hallvë për gazetaren e njohur, ëmbëlsirë kjo që në kulturën tonë shërbehet kryesisht në raste vdekjesh. Pasi e ka bërë sot, ajo ja ka shpërndarë banorëve të tjerë, me disa prej tyre që nuk e dinin qëllimin, teksa ja dha edhe vetë Ilnisës, që fillimisht tha se ishte shumë e mirë, derisa e kuptoi që në fakt ishte gatuar për të. 

Erjola ka habitur të gjithë me shpjegimin që i dha kësaj simbolike, duke u shprehur ndër të tjera se për të "një banore e shtëpisë ka vdekur", pra Ilnisa, "por si lojtare do të vazhdojë dhe nuk do ta lejë asnjë moment rehat", ndërsa arsyeja përse e ka bërë, duke ju drejtuar edhe vetë gazetares, është pasi kjo është "hakmarrja në pjatë të ftohtë" që i ka premtuar nisur nga përplasjet e tyre të shumta. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Ky gjest ka shkaktuar një efekt domino, me banorë si Juli dhe Ledjona që nuk e kanë kundështuar Erjolën dhe që kanë bërë të përplasen me të tjerët. Marrim si shembull edhe tensionin mes Ledjonës dhe Eglës që gati sa nuk shkoi në përplasje fizike. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Nga ana tjetër, pati edhe debate mes Romoes dhe Erjolës, me aktorin që në këtë rast i doli në krah Ilnisës dhe mikut të tij, Meritonit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Ilnisa duhet thënë që u përlot për këtë gjest, duke dëgjuar edhe fjalët e Erjolës, ndërsa gjeti mbështetjen edhe të disa prej banorëve në castin më emocionues të saj. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Gjithsesi, lotët nuk e ndaluan që të komentonte Erjolën dhe t'i vihej kundra, duke gjykuar edhe ata që "do ta fusin në shtëpi".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Erjola vetë ndërkohë është shfaqur e qetë pas gjithë kësaj situate dhe që jo vetëm bëri hallvën e famshme dhe gjithë simbolikën që e karakterizon, por edhe sepse i vuri flakën figurative shtëpisë dhe këtë gjë duket se po e shijon, edhe nëse del. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Nuk është nevoja ta themi që përplasja mes vajzave vazhdoi për ca kohë...

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

/News31