GOSS-BIZ 24 Maj 2023, 16:47

Një baba si Sylvester Stallone, aktori është aq i përfshirë në jetën e vajzave sa i shkruan edhe mesazhet e ndarjes nga të dashurit!

Një baba si Sylvester Stallone, aktori është aq i

Duke u nisur nga rolet që luan apo karakteri që shfaq në intervista, të gjithë mund ta mendojnë Sylvester Stallone=n si një "tip të fortë" apo të vështirë për të komunikuar. Megjithatë duket se aktori ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzat e tij, madje aq të afërt sa bëhet pjesë e ldhjeve që ato krijojnë, duke i dhënë këshilla, po ashtu edhe duke i shkruar mesazhet e ndarjeve që i nisin djemve, kur këto lidhje nuk funksionojnë. 

Sipas vajzave të tij aktori ka një metodë të pagabueshme për të kuptuar nëse partnerët e tyre janë të duhurit. Sistine dhe Sofia Stallone thonë se babai i tyre është një burrë që i njeh mirë burrat, përfshirë të dashurit e tyre:

“Babai ynë është ekspert kur bëhet fjalë për jetën tonë dashurore. Në një farë pike, ai shkruante edhe shumicën e teksteve tona të ndarjes."

“Unë sugjeroj shumë vajzat të shkojnë te babai i tyre dhe ta bëjnë atë të shkruajë një tekst ndarjeje, sepse burrat i njohin burrat. E kam pyetur tim atë: "Pse po e bën këtë?’ Më tha: ‘Unë mund të them brenda katër minutave të para të takimit nëse lidhja do të zgjasë apo jo, kështu që pse të humbasësh kohë kot."- tregon Sofia Stallone.

Megjithatë më i përfshirë aktori duket me motrën e tyre të vogël sepse mesa duket pëlqen vetëm miqtë e Scarlett dhe njerëzit që ajo mban rrotull. 

Ish-të dashurit e vajzave të Sylvester të paktën mund të ndihen mirë për faktin se mesazhet që kanë marrë kanë qenë nga vetë ai.

/News31