GOSS-BIZ 22 Maj 2023, 12:47

Nita Latifi flet pas përfundimit të BBV dhe ka diçka për të thënë për Bled Manen dhe Dea Mishel

Nita Latifi flet pas përfundimit të BBV dhe ka diçka për

Në një intervistë për “Prive”, Nita Latifi ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother Vip Albania. Pasi gjithcka ka përfunduar, artistja ka disa rezerva për disa nga ish-banorët. Kryesisht për Bledi Manen dhe Dea Mishel Hoxhën.

Pyetjes se çfarë i ka bërë më tepët habi pas daljes nga formati i njohur, Nita ka përmendur Bledi Manen. Ajo ka treguar edhe një herë për shfrytëzimin nga ana e tij për situatën e dasmës së tyre.

“Kam dy habi. Jam habitur për të mirë sa shumë dashuri kam marrë prej njerëzve dhe habia tjetër lidhet me banorët. Jam habitur prej Bledit dhe deklaratave të tij që ka dhënë jashtë. Kanë qënë disa gjëra fiktive, të pavërteta që i ka shfrytëzuar në favor të vetin”, u shpreh këngëtarja.

Por për Dea Mishel cfarë mendon sot Nita? Mund të themi që nuk ka mendimin më të mirë në botë.

“Një prej finalistëve që e meriton më pak finalen është Dea për shkak se loja e saj është bazuar në zonën e saj të komfortit dhe e kam kuptuar kur kam dal jashtë se e ka thënë një të pavërtetë”, është shprehur Nita pa zbuluar më shumë.