
Produkti

Nga takimi me Sabianin, te vlerësimi për Luizin dhe raporti Kristi-Keisi, Robert Aliaj I rrëfen të gjitha


Së fundmi, Robert Aliaj ka folur sërish për eksperiencën e Kristit në “Big Brother Vip Albania”, raportin e tij me Keisin dhe takimin me Sabianin. Në një intervistë për “Shqipëria Live” ai u shpreh i bindur se të shtunën del maestro, teksa vlerësoi raportin Luiz-Kristi.
I pyetur nëse e ka takuar, apo nëse është i hapur për të takuar Sabianin, Roberti tha:
“Nuk ka një luftë të shpallur, por prapë më duket absurde kjo pyetje sepse ne po e nisim bisedën nga bishti. Ata që e kanë në dorë, ata duhet të bëjnë një hap, nëse e ndjejnë të nevojshme. Me këtë gjë që bëjnë ata aty brenda, nuk mund të dal garant i marrëdhënies së tyre sepse nuk e di. Nuk mund të dal të bëj hapa idiote, e shoh të pavend pyetjen edhe kohën që po i japim. Këto gjëra bëheshin me mblesëri më parë”.
Po për marrëdhënien Kristi-Keisi cfarë mendon ai si baba?
“Është një lojë ku njerëzit mund të bien në dashuri. Është fakt sepse ka ndodhur. Nuk mund të marrim masa ndëshkuese për njerëzit që luajnë aty. Është një moment i pastër emocional. Nuk e di në është dashuri, ndoshta do kohën, pjekurinë dhe vendin e duhur”
Luizi, Kristi apo Armaldo kush del të shtunën, sipas Robert Aliajt?
“Kristi nuk del sepse është një profil shumë i veçantë aty. Del Maestro sepse nuk ka një luftë të argumentuar ose diçka. Ka vetëm përballje episodike. Nuk ka profil”, u shpreh artisti.
Në përfundim ai u shpreh se Luizi dhe Kristi kanë kimi bashkë dhe i pëlqen kur ata debatojnë.
“Luizi me Kristin kanë një lloj kimie bashkë. Më pëlqen kur debatojnë. Janë të përmbajtur, nuk ofendohen. Kristi është një djalë që principet e besnikërisë, burrërisë dhe nderit i ka shumë shqiptare. Unë e kuptoj lojën e Luizit, ata janë aty për të eleminuar njëri-tjetrin. Luizi është lojtar shumë i fortë dhe pabesia nuk është te loja por te mënyra si i bëjmë ne gjërat. Shpesh vrasim edhe me detaje të vogla”.
Pra mesa duket, pas djalit të tij, Luizi është një ndër të preferuarit e Robertit, edhe pse jo të vetë Kristit...